Biography
Lists
Also Viewed
Quick Facts
Intro | Albanian architect, scientist, engineer, inventor and inventor | |
Places | Albania | |
was | Architect Inventor | |
Work field | Business Engineering | |
Gender |
| |
Birth | 1882 | |
Death | 1942 (aged 60 years) |
Biography
Hasan Masurica (22 janar 1869 - 1942) ishte arkitektë, shkencëtar, inxhinierë, shpikës dhe myezin shqiptarë, i cili konsiderohet një nga shpikësit kryesorë dhe figurat e spikatura të shkencës në fund të viteve 1880 dhe fillim të viteve 1900. Masurica është i njohur për ndërtimin e një aeroplani prej plepit. Thuhet se aeroplani ka fluturuar rreth 50-70 metra. Kjo ishte bërë në vitin 1889, kur Hasani ishte 30 vjeç.
Biografia
Paraardhësit e mulla Hasan Masuricës u zhvendosën rreth vitit 1860 afër Vranjës. Bajrami, i pari i famijes Masurica ishte poashtu myezin. Djali i tij Islami, ishte poashtu myezin. Mulla Barjam Masurica jetoi dhe vdiq në Gjilan, gjithashtu edhe djali i tij Islami. Hasani ishte i pari prej katër djemëve. Vëllezërit e tij ishin Shabani myezin dhe oficerë, Hyseni dhe Salihu të dytë ishin myezinë. Hyseni dhe Shabani jetoi dhe punoi në Turqi, përderisa Hasani i'u kushtua punës së tij në vendlindjen e tij.
Ai përfundoi shkollën fillore "Ruzhdie" në Gjilan me notat më të jashtëzakonshme përfshirë 10 në gjuhën arabe, 9 në vizatime teknike, 9 në histori, gjeografi, truqisht. Në moshën 14 vjeçare, ai përfundoi shkollën e tij dhe nuk i vazhdoi studimet, por qëndroi në shtëpinë tij. Ai kishte pasion për lexim, e cila u tregua nga një librari masive që kishin mbajtur gjyshi dhe babai i tij. (Libraria më vonë u dogj nga forcat bullgare që dogjën shtëpinë e Mulla Hasanit në vitin 1916).
Ai më vonë u fejuan me Rizan (gruaja e tij), vajza e mullas Jakupit të Desivojcës. Dëshira e tij për arsim, megjithëse më vonë u përmbush kur u regjistrua në Shkollën Pedagogjike të Shkupit. Ai nuk ka hyrë në një provim pranues për shkak të notave të shkëlqyera në shkollën e tij fillore.