Hafiz Myrteza Vuci

The basics

Quick Facts

Gender
Male
Religion:Islam
Birth1891
The details

Biography

Hafiz Myrteza Vuci (1891 - Tiranë, 1954) ka qenë ulema dhe imam shqiptar.

Biografia

U lind në një familje me tradita besimi. Fëminia e tij qe e vështirë, meqë i ati, Abdyl Vuci e la të vogël jetim. Hyrja në xhami e një djaloshi me pasion si edhe nga gjallëria e tij, bëri që Hafiz Këlmendi të interesohej që pas mejtepit, që ky djalë kishte mbaruar, të vazhdonte shkollën... Në vitet 1912 e më vonë ai gjendet imam në xhaminë e Pazarit të vjetër (xhamia afër kalasë)... Niveli i tij i lartë kulturor, duke zotëruar mirë gjuhën arabe dhe turke, bëri që ai të dallohet për ngritjen e tij në kulturën islame. Janë të freskëta në kujtesën e besimtarëve, sidomos Mevludet apo kur bënte vasë me atë zërin e tij karakteristik... Sëbashku me shokët e tij si Hafiz Sulejman Gavoçi, Hafiz Man Durrësi, etj., i jepnin gjallëri festave fetare... Në vitin 1954 ai vdes në Tiranë, ku i bëhet edhe varrimi".

Gjurmë të kaligrafisë artistike arabe me dorën e Hafiz Myrteza Vucit

Ndër gjurmët më interesante që ka lënë pas Hafiz Myrteza Vuci, në artin e shkrimit të arabishtes, është edhe shkrimi i emrit të tij, shoqëruar me emrat e disa prej prejardhësve të tij, duke na ofruar në këtë mënyrë një pjesë të rëndësishme të pemës gjenealogjike të fisit të tij. Kështu, mbi sipërfqen e një prej librave në posedim të tij, ai shënon: "Myrteza ibn Abdull-llah ibn Mustafa ibn Hamza ibn Bekr Vuci", pra : Myrteza Abdullah Mustafa Hamza Beqir Vuci.

Ndër gjurmët interesante të shkrimeve arabe, me dorën e Hafiz Myrteza Vucit, është edhe tabela në të cilën është shkruar besmeleja, d.m.th : "Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim". Në këtë tabelë[3] shihet qartë tendenca e shkruesit të saj për të krijuar një pamje artistike nëpërmjet shkronjave të kësaj fjalie të shenjtë. Karakteristikë të këtij shkrimi janë: forma standarde e pikëzimit dhe e vokaleve, zbukurimi i fjalisë nëpërmjet zgjatjes së shkronjave "r" dhe "m". Poashtu shihet qartë forma e bukur që i është dhënë emrit të madhëruar: "All-llah", si dhe zbukurimi me anën e tre dyzueseve (shedde) dhe dy rrokësave të lehtë (sukun).

Me shkrimin e H. Myrteza Vucit, në gjuhën arabe, është shkruar edhe duaja e bukës. Veçoritë e saj janë titulli në gjuhën turke : "Ekmek duasi" - (duaja e bukës) dhe shkrimi i saj në gjuhën arabe. Shkrimi është i rrjedhshëm, i qartë dhe i kompletuar me vokalet përkatëse. Në tekstin e kësaj duaje shënohet : "Elhamdu lil-lahil-ledhi et'amena ve sekâna ve xhealena minesh-shakirín. Ve rahmetull-llahi ve berekatuhu ala sahibit-taâmi vel-akilín. All-llahumme zid ni'metena minel-halali ve la tenkus bihurmtil-fatiha", që mund të përkthehet kështu : "Falënderimet i takojnë Allahut, i Cili na ushqeu dhe na dha të pijmë dhe na bëri prej falënderuesve. Mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të zotin e këtij ushqimi dhe mbi ata që u ushqyen. O Zot na e shto begatinë prej hallallit dhe mos na e pakëso, për hatër të Fatihasë".

Libra të Hafiz Myrteza Vucit, të gjetur në bibliotekën e mbetur të Hafiz Qamil Tresit

Teksa punoja për inventarizimin dhe evidentimin e librave të mbetur nga biblioteka e Hafiz Qamil Tresit (1922-1988), pata mundësinë të prek nga afër një pjesë të librave të Hafiz Myrteza Vucit, që kishin kaluar në posedim të Hafizit nga Tetova. Në kontaktet e mia me familjarët e H. Myrteza Vucit, në Shkodër, kam mësuar se pasi kishte ndërruar jetë, disa nga hoxhallarët e Shkodrës dhe talebet e tyre, kishin ardhur në shtëpinë e hoxhës, për të blerë librat e tij.

Librat e Hafiz Myrteza Vucit, të mbetur në bibliotekën e Hafiz Qamil Tresit, janë këto

  1. Broshura e titulluar: "Risaletul-Kur'ani vel-Hadith", arabisht, vasë,
  2. Fletore me ushtrime feraidi, arabisht,
  3. Libër me hytbe dhe tematikat e tyre, osmanisht,
  4. Libri: "Emthiletu sherhi Iskixhi Zade", 280 faqe, morfologjinë arabe,
  5. Libri: "Kashiful-kinai ven-nikab bi-izaletish-shubheti an vexhhi kavaidil-i'rab", gramatikë arabe,
  6. Libri: "Kavaidul-i'rab", gramatikë arabe,
  7. Libri: "Xhemal alel-Xhelal ve Sejalikuni alel-Xhelal"[10], arabisht,
  8. Libri: "Xhem'ul-vuxhuhil-leti min suretid-Duha ila evvelil-Bekareti lil-eimmetil-ashere", arabisht, kiraetet e Kur'anit,
  9. Molla Ali hanefiu, "Mirkatul-mefatíh sherhu mishkatil-mesabíh", vëllimi i 1- rë, arabisht,
  10. Shejkh Ebu Amr Othman ibni Omer, i njohur si Ibnun-Nahvi el-Maliki , "Metnu kafije", 208 faqe, gramatikë arabe,

Referimet

[1] Duke iu referuar të dhënave të këtij materiali, ku H. Myrteza Vuci prezantohet si nxënës i "Hafiz Këlmendit", mendoj se bëhet fjalë për Hafiz Jusuf Abdullah Këlmendin (1876 - 1943), duke parë edhe miqësinë Hafiz M. Vucit me H. Sulejman Gavoçin, për të cilin dijmë se ka marrë ixhazet nga hoxha i lartpërmendur, sikurse e kam bërë të ditur kur kam shkruar për dy hoxhallarët ne fjalë.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 25 Mar 2020. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.