Fatmir Skender

The basics

Quick Facts

PlacesMacedonia North Macedonia
Gender
Male
Birth1966, Debar, Debar Municipality, North Macedonia
Age59 years
Education
Ss. Cyril and Methodius University of SkopjeSkopje, Greater Skopje, North Macedonia
The details

Biography

Fatmir Skenderi është një avokat i shquar nga Maqedonia e Veriut me origjinë turke, anëtar i Gjykatës Kushtetuese të vendit.

Biografia

Fatmiri ka lindur në vitin 1966 në qytetin e Dibrës të Jugosllavisë Federale, por me origjinë nga fshati Torbe i Papraniku i Vogël . Studioi në shkollën fillore “Moshe Pijada” në Vapa (Qendra Zhupa) dhe më pas në gjimnazin “Zdravko Çoçkovski” në Dibër. Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkupit “Kirili dhe Metodi” e ka diplomuar në vitin 1992 dhe më 01.09.1992 ka filluar punën në Drejtorinë republikane gjeodezike – Shkup në drejtimin gjeodez dhe kadastër në Dibër, si këshilltar. Në vitin 2001 ka dhënë provimin e jurisprudencës. Nga 1 janari 2001 deri më 15 maj 2005 ka mbajtur detyrën e sekretarit të Bashkisë Qendër Zhupë. Nga viti 2006 deri më 31 gusht 2007 ka punuar si shef i Departamentit të Gjendjes dhe Kadastrës në Dibër. Nga data 1 shtator 2007 deri më 23 prill 2008 ka punuar si avokat. Nga data 24 prill 2008 deri më 31 dhjetor 2013 ka punuar si shef i departamentit për çështje juridike në komunën Qendër Zhupë. Nga viti 2005 deri në vitin 2007 ka qenë nënkryetar i komisionit komunal zgjedhor në Qendër Zhupë, ndërsa nga viti 2011 deri në shkurt 2013 ka qenë kryetar i tij. Nga 1 janari 2014 deri në tetor 2022 ka punuar si gjyqtar civil në Gjykatën e Apelit – Shkup. Në vitin 2017 ka magjistruar në fushën e së drejtës afariste me temë: “Kufizimi i moshës minimale për punësim të të rinjve” në Universitetin “American College – UACS” në Shkup.

Më 8 tetor 2022, me propozim të Bashkimit Socialdemokrat të Maqedonisë, Skënderi së bashku me Tatiana Vasiq-Bosaxhieva u zgjodh gjyqtar kushtetues.

Shih edhe

  • Politika e Maqedonisë së Veriut
  • Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut

Referime

  1. ^ "Фатмир Скендер" (në maqedonisht). Уставен суд на Северна Македонија. Marrë më 16 май 2023 г. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  2. ^ "Фатмир Скендер и Татјана Васиќ - Бозаџиева избрани за уставни судии" (në maqedonisht). Радио Слободна Европа. 8 октомври 2022. Marrë më 16 май 2023 г. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |access-date= dhe |date= (Ndihmë!)
The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 15 Mar 2024. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.