Biography
Also Viewed
Quick Facts
Gender |
|
Biography
Elona Gjebrea (Hoxha) ka lindur në 18 maj 1968, në Tiranë. Ajo është diplomuar në Biologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës në vitin 1991.
Znj. Gjebrea është Doktore e Shkencave, që nga nëntori 2008, dhënë nga Universiteti i Ëorcester në bashkepunim me Universitetin Conventry në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo mban gradën Master Shkencor, Tema në Aerobiologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, 1999 – 2001.
Në maj 1992 dhe në vazhdim deri në 2002, znj. Gjebrea ishte në pozicionin e Aerobioligjstes në klinikën e Alergollogjisë, pranë Qëndra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”
Në dhjetor 1995, ka kryer studim kërkimor në Aerobiologji, Muzeu Suedez i Historisë së Natyrës.
Nga maji 2000 deri në maj 2005, ishte lektore me kohë të pjesshme e Biologjisë, në Universitetin e Infermierisë,
Nga qershori 2004 dhe aktualisht është lektore e lëndëve të Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Neë Yorkut në Tiranë.
Nga tetori 2005, ishte Drejtore Ekzekutive e “Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin”, një organizatë anëtare e akredituar e IPPF.
Nga vitet 1997 deri në 2012, është anëtare e disa shoqatave ndërkombëtare.
Që prej 5 tetorit 2013, znj. Gjebrea është emëruar në pozicionin e zv/Ministres së Punëve të Brendshme dhe Kordinatore Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore.
Ajo është autore e disa konsulencave dhe studimeve-kërkimore.