Biography
Lists
Also Viewed
Quick Facts
Biography
Donika Muçi, Regjisore, Artiste e Merituar
Biografia
Donika Muçi u lind në Delvinë më 1938 në një familje qytetare gjirokastrite. Familja e saj u shpërngul në Tiranë në fillim të Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq që babai saj, patrioti i shquar, profesor Rexhep Muçi, dergjej në kampet e përqendrimit të Italisë fashiste në Greqi për veprimtari subversive kundër regjimit kuisling.
Arsimin e mesëm e kreu në Liceun Artistik në Tiranë, ku u diplomua për Teori Muzikore nën drejtimin e profesor Ramadan Sokolit. Pasi ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Gjeografisë pranë Universitetit të Tiranës, u emërua në fund të viteve '50 në Radio Tirana si programatore e emisioneve muzikore, ku punoi për rreth një vit, përpara se të emërohej si formuluese muzike në ndërmarrjen më të guximshme artistike të asokohe, që ish Kinostudioja “Sqhipëria e Re”, inauguruar më 1952.
Pasi punoi për më tepër se dhjet vjet si formuluese muzike dhe regjisore montazhi e kategorisë së parë, Donika Muçi, nisi të japë provat e saj të para si regjisore e filmit dokumentar, duke u bërë kështu një nga zonjat e para regjisore në Shqipëri. Karriera e saj e gjatë dhe filmografia jashtëzakonisht e dendur e kësaj zonje pioniere në lëmin e regjisë filmike në Shqipëri, dëshmojnë për një veprimtari artistike të pasur dhe të larmishme.
Donika Muçi i është dhënë titulli Artiste e Merituar në vitin 1987 dhe është fituese e disa çmimeve në Festivalet e Filmave. Duke ndjekur karrierën e saj edhe sot, Donika Muçi gëzon respektin dhe mirënjohjen e gjithë mjeshtërisë së profesionit.