Biography
Gallery (2)
Lists
Also Viewed
Quick Facts
is | Writer |
Work field | Literature |
Birth | 1969 |
Age | 56 years |
Biography
Shkrimtar shqiptar dhe poet nga Presheva.
Jeta
Bilall Maliqi lindi më 08.04.1969 në fshatin ElezBali, komuna e Preshevës. Shkollën fillore dhe të mesmen grafike me shkallë të lartë i kreu në Preshevë. Ka ndjekur kursin e gazetarisë dhe aftësimin në fushën e trajnimeve gazetareske në B K SH "Perspektiva" Bujanoc. Ka ndjekur edhe kursin e gazetarisë me DW Akademi
Shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me kritikë letrare. Është i prezantuar në Almanakun Botëror të poezisë “WORLD POETRY” 2014; Në shumë Antologji, Leksikone dhe Panorama si dhe është fitues i disa çmimeve letrare. Është themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare "Qëndresa" që del në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Aktualisht është kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Anëtar i Galaktika poetike Atunis", Kryetar i "Atunis Lugina", anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Shkrimtarëve "Princ Muzaka".
Është gazetar i së përjavshmes "Perspektiva", bashkëpunëtor i revistës letrare për fëmijë dhe të rinj "Diellori", zv/ kryeredaktor i revistës për fëmijë dhe të rinj "Shpresat", bashkëpunëtor i së përjavshmes "Nacionali : Shkruan edhe në gazeta ditore të Kosovës dhe të Maqedonisë si: "Epoka e Re", "Zëri", "Kosova sot", "Fakti ditor", "Lajm" etj.
Veprat letrare
- Rrugëtimi - poezi për të rritur.
- Rrugëtim përjetësie - poezi për të rritur.
- Gëzim dhe drojë - tregime.
- I lutemi Zotit - poezi fetare.
- Perëndim i varur - poezi për të rritur.
- Kodra e luleve - poezi për fëmijë.
- Vula e kohëzezës - poezi për të rritur.
- Shtëpia afër pyllit - tregime për fëmijë.
- Gërfyejt e shpresës - poezi për të rritur.
- Ide të trazuara - intervista me shkrimtarë.
- Lutje të lagura – poezi për të rritur.
- Mbresa vrojtuese - vështrime letrare.
- Hëna flet me lule – poezi për fëmijë.
- Hullive artistike - vështrime kritike.
- Nën strehën e kujtimeve (SOTTO LA GRONDA DEI RICORDI), poezi shqip -italisht
- Në thellësi të ëndrrës - poezi për të rritur.
- Aforizma.
- Semantika e shtrirjes krijuese - vështrime kritike.
- I kthehem ëndrrës - poemë.
- Sheshi i fjalëve - poema.
- Rrugët e shikimit - Paths of vision poezi shqip-anglisht.
- Drithërimë - Tremuratura (poemë shqip-rumanisht).
- Këngë zogu - poezi për fëmijë.
- Vlerësime - vështrime kritike.
- Pikojnë fjalët - aforizma.
- Shtigjeve të shpresës-poezi për të rritur.
- Vetmi e mërdhirë-proza poetike.
- Rrëmbimi Euridikës-poezi për të rritur.
- Ëndrra që më dha gëzim-poezi për fëmijë.
- Në prehrin e ëndrrës-poezi për të rritur.
- Sytë e Erës- poezi për fëmijë.
- Shkreptimë dashurie-poezi për të rritur
Bilall Maliqi jeton dhe punon në Preshevë…
Literatura
Ky artikull që ka të bëjë me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.