Besim Daja

Albanian architect
The basics

Quick Facts

IntroAlbanian architect
PlacesAlbania
isArchitect
Work fieldEngineering
The details

Biography

Besim Daja (1923–2006). Arkitekt, profesor, akademik. Lindi në Tiranë, ku kreu dhe gjimnazin. Studimet e larta për arkitekturë i filloi në Lubjanë (1945–1948) dhe i përfundoi në Leningrad (1951). Ka qenë përgjegjës i sektorit të Arkitekturës në Ndërmarrjen e Projektimeve (1951–1953), zv.drejtor i Institutit të Lartë Politeknik (1953–1957), zv.dekan (1957–1965), dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (1965–1970), zv.rektor i UT (1970–1983) dhe themelues e përgjegjës i katedrës së arkitekturës (1951–1983). Është autor dhe bashkautor i teksteve universitare “Bazat e projektimit të shtëpive të banimit” (1986), “Projektimi arkitektonik i godinave social-kulturore” (Vëll. I, 1991) dhe “Gjeometria deskriptive” (1970), “Fjalor terminologjik i arkitekturës” (1968). B.D. është autor dhe bashkautor në vepra të rëndësishme të arkitekturës shqiptare, si: Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Pallati i Madh i Kulturës, plani urbanistik i Qytetit “Studenti”, projekte të konvikteve universitare, klubi “Studenti”, shtëpi banimi, shkolla etj. Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”; ka marrë titullin “Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës” dhe “Çmimin e Republikës” të shkallës së parë e të dytë.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 01 Jan 2020. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.