Biography
Also Viewed
The basics
Quick Facts
Gender |
|
The details
Biography
Artan Fuga është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Diplomuar në filozofi në Universitetin e Tiranës në vitin 1978. Në vitet 1981 - 1997 ka punuar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike (më vonë Fakulteti i Shkencave Sociale) si pedagog, përgjegjës i sektorit shkencor të filozofisë dhe të sociologjisë, përgjegjës i katedrës së historisë së filozofisë dhe më pas si përgjegjës i departamentit të filozofisë e sociologjisë.
Në periudhen 1998 - 2003 punoi si lektor pranë departamentit të sociologjisë të Universitetit Paris - X - Nanterre në Francë.
Libra të shkruar
Artan Fuga është autor i shumë librave në fushën e filozofisë, sociologjisë, komunikimit dhe publicistikës,
- "Shtigje drejt guvës së gjarpërit" (Ora, Tiranë, 2002)
- "Ikja nga kompleksi i Rozafës" (Dukagjini, Peje, 2000);
- "Majtas Jo Djathtas" (Ora, Tiranë, 2003);
- "Shoqëria periferike" (Ora, Tiranë, 2004);
- "Lexime në komunikim" (Ora, Tiranë, 2005);
- "Rrota e Mundimit" ( Duda, Tiranë, 2007);
- "L'Albanie entre la pensée totalitaire et la raison fragmentaire" (L'Harmatan, Paris, 1998);
- "Identités périphériques en Albanie" (L'Harmatan, Paris 2000);
- "Les mots dans communication politique en Albanie" (L'Harmatan, Paris, 2003).