Arshin Xhezo

journalist
The basics

Quick Facts

Introjournalist
isJournalist
Work fieldJournalism
Gender
Male
Birth1947
Age78 years
The details

Biography

Arshin Xhezo është një ndër emrat më të spikatur të gazetarisë shqiptare, veçanërisht në shtypin e para viteve ’90. Ai u lind ne qytetin e Beratit ne vitin 1947, ku edhe kreu shkollen e mesme, ndersa studimet universtare i kreu ne Tirane. Pas perfundimit te studimeve ai ka punuar fillimisht si gazetar ne Revisten Hosteni, e me pas reporter ne gazeten Zeri i Popullit. Kulmin e tij në këtë periudhë, e shënoi si kryeredaktor në gazetën më të madhe në vend “Zëri i Popullit” në vitet 1983-1988, të cilën e ktheu në një tribunë të intelektualëve të njohur, mes tyre dhe Ismail Kadare e Dritëro Agolli. Xhezo është gazetari i parë i cili shkruajti për ruajtjen dhe shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, që në vitet e diktaturës.

Gjatë viteve të tranzicionit, Arshin Xhezo i është përkushtuar kritikës letrare, publicistikës dhe mesimdhenies. Ai është redaktor i botimit me poezi “Lypësi i kohës” nga Dritëro Agolli, romanit “Kupa e helmit”, i shkrimtarit Dhimitër Xhuvani me të cilin pati një sërë bashkëpunimesh, apo librit “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, me autor Ismail Kadare.

Krahas botimeve letrare Arshin Xhezo ka dhënë kontributin e tij në redaktimin gjuhësor dhe në botimet shkencore, ku spikasin dhjetra bashkëpunime me gjuhëtarin e njohur, Shaban Demiraj, e mjekun, Feçor Agaçi.

Pas një përkushtimi disa vjeçar, me dhjetra përkthime e redaktime, Arshin Xhezo rikthehet në shtypin e shkruar me disa ese dhe intervista. Ai “shkund” opinionin publik me një rrëfim të sinqertë dhe autokritik me titull “Diktatura na përdori hollë ne gazetarët”, të botuar në vitin 2005, në gazetën Tirana Observer. Më pas, si gazetar i parë që shkruajti për rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve, Arshin Xhezo, i kushtoi një seri analizash e intervistash kësaj çështje. Ai spikat dhe për kritikën letrare dhe kontributin e veprës poetike, të poetit Xhevahir Spahiu. U nda nga jeta më 10 shkurt 2016.

The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 23 Aug 2019. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.