Biography
Gallery (1)
Lists
Also Viewed
The basics
Quick Facts
is | Writer |
Work field | Literature |
Birth | 1976 |
Age | 49 years |
The details
Biography
Ardian Haxhaj (u lind më 29.11.1976 në Gllarevë të Klinës) është shkrimtar shqiptar nga Kosova.
Jetëshkrimi
Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës. Fakultetin e Filologjisë, Dega e Letërsisë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës dhe studimet postdiplomike – Master.
Aktiviteti profesional
Shkruan romane, skenar të filmave dhe studime kritiko-letrare.
Librat e botuar
- Vdekja ulërin në sytë me mi, (poezi), botoi Klubi letrar “Vorea Ujko, Klinë, 1994.
- Fundi i një misioni (roman), SHB “Buzuku”, Prishtinë, 2008, që në konkursin kombëtar të SHB “Buzuku” në vitin 2006 e zuri vendin e dytë.
- Kryekronika e Fushës së Kosovës (roman), botoi Shtëpia Botuese “Faik Konica”, 2007.
- Kujtimet e një çifuti (roman), botoi Shtëpia Botuese “Faik Konica”, 2010, që më këtë libër iu dhurua çmimi “Azem Shkreli” për romanin më të mirë në prozë në Kosovë për vitin 2010.
Ka botuar studime të ndryshme letrare në revistat letrare, si Sheshi, Fjala, Jeta e Re; në faqet e kulturës në të përditshmet Koha Ditore, Zëri etj.