Biography
Lists
Also Viewed
Quick Facts
is | Writer |
Work field | Literature |
Birth | 1960 |
Age | 65 years |
Biography
Albert Habazaj është lindur më 20 Mars 1960 në Tërbaç- Himarë të Vlorës. Është studiues, bibliograf, poet dhe shkrimtar shqiptar, autor i disa librave me poezi, me prozë e publicistikë letrare. Është gjithashtu autor i disa monografive historiko - kulturore dhe i shumë studimeve etnologjike dhe antropologjike. Ka botuar Bibliografinë e botimeve libra të pedagogëve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Master Shkencor për Etnologji e Folklor, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimeve të Artit, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë. Është përfshirë në Antologjinë e Tregimit të Zgjedhur të Autorëve Vlonjatë, në Antologjinë e Poezisë së Zgjedhur Vlonjate, në Antologjitë për Vlorën, për Detin, për Naimin, për Nënë Terezën, për Dritëroin, në antologjitë e poezisë shqipe me tematikë të “Muzgut”, në Antologjinë me Poezi Shqipe “Lotët e virgjër” (“Virgin Tears”), 2012,anglisht Londër, në Antologjinë letrare "Shtigjeve të Vendlindjes: me krijuesit e Himarës" etj. Shumë krijime e poezi të tij, sidomos portrete, përkushtime, këngë gëzimi apo këngë të përvajshme, janë përfshirë në libra të autorëve të ndryshëm vlonjatë dhe të vendit. Është veprimtar shoqëror, aktualisht kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe të Artistëve: “Petro Marko”, Vlorë. Punon në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, si drejtor i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” të këtij institucioni.
Botime
Libra me poezi:
1- “Stina e vajzave” - 1994
2 - “Nata me hënë” - 1996
3 - “Buzëqeshje të grisura” - [1999]
4 - “Penët krehin dallgët”, (bashkautor) - 2005
5 - “Mërgata e Luleve” - 2006
6 - “Trëndafili s’pritet me një stinë hëne”, (bashkautor) - 2007
7 - “Ujku i marsit në internet” - 2008, (ribotim, 2010, 2012),
8 - “Dhembin degët e shqyera” - 2015.
Monografi
“Hysni Lepenica” - 1996
“Pëllumbi i Çikës” - 2002
“Antologji trimërie” - 2003
“Një burrë i bardhë” - 2004
“Tokë e spërkatur me gjak”, (bashkautor) - 2005
“Shkëlqim i trishtuar” - 2005
“Psherëtimat e Jonit”, (bashkautor) - 2007
“Kujtim Peçi, intelektual i shquar erudit ” - 2010
“Përkëdhelim një ëndërr”, (bashkautor) - 2011
“Tahir Hoxha i Tërbaçit” - 2013
“Çinojt në rrjedhat e kohës” - 2014
Monografi shkencore
“Botime të pedagogëve të Universitetit “I. Qemali” të Vlorës: Bibliografi”, [Pj. 1] - 2006
“Lufta e Vlorës - Historia në Epikën historike” - 2013, [2015].