Biography
Lists
Also Viewed
Quick Facts
Biography
Agim Nesho ka lindur më 29 mars të vitit 1956 në Tiranë. Kreu studimet fillimisht për Inxhinieri dhe më pas për Drejtësi. Në vitin 1981 nis karrierën në shërbimin diplomatik, duke u emëruar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitin 1997 deri në vitin 2006 është ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në misionin shqiptar në Nju-Jork, veçohet aktiviteti i madh që ka kryer misioni gjatë krizës në Kosovë dhe negocimeve të Këshillit të Sigurimit për t’i dhënë legjitimitet veprimit të forcave të NATO-s për të ndaluar dhunën dhe gjenocidin e ushtruar nga regjimi i Millosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Gjithashtu është për t’u përmendur detyra e tij si zv.president i Organizatës Ekonomiko-Sociale të Kombeve të Bashkuara. Nesho është një nga ambasadorët më jetëgjatë pas viteve ’90. Ka qenë edhe këshilltar i ish-kryeministrit Nano si dhe ka punuar në Akademinë e Shkencave.