Afroviti Gusho

The basics

Quick Facts

PlacesAlbania
The details

Biography

Afroviti Gusho është poete, gazetare dhe aktiviste e të drejtave të gruas. Afroviti Gusho lindi në Pogradec në 23 mars 1967. E diplomuar në universitetin e Tiranës, në degën e matematikës, fill pas studimeve nisi punën në arsim, ku qëndroi për tre vjet. Në vitin 1994, themeloi gazetën e parë lokale në Pogradec,"Nositi" që deri më sot ka mbetur e vetmja për qytetin.

Afroviti Gusho ka botuar disa libra me poezi, të përkthyer edhe në gjuhë të huaja.

Afroviti Gusho, drejton prej më shumë se 10 vjetësh shoqatën " Unë, Gruaja", Pogradec. Misioni i shoqatës është të fuqizojë dhe integrojë gratë, vajzat e të rinjtë si dhe të nxisë pjesëmarrjen e tyre aktive dhe të barabartë në jetën politike, ekonomike, shoqërore e kulturore në rajonin Pogadec-Korçë.

Në vitin 2004, me rastin e pjesëmarrjes në një festival poetik në Rumani, u botua dygjuhësh shqip e rumanisht, me një titull intrigues “Rrënojat e dashurisë”, nisur nga disa vargje të poezisë së saj:

Referimet

  1. ^ http://flurudha.blogspot.com/2014/05/afroviti-gusho-nje-grua-qe-nuk-di-te.html
  2. ^ https://www.klosi.com/klosi_news_literature/4504.html
The contents of this page are sourced from Wikipedia article on 03 Mar 2020. The contents are available under the CC BY-SA 4.0 license.